Ligësia është çështje karakteri

Të mësosh nga tradhtarët shqipfolës që falsifikojnë historinë duke fshehur me qëllim djallëzor masakrat e barbarëve kundër viktimave të pafajshme shqiptare, është shumë e dëmshme dhe e përshtatshme për të shkaktuar dhe përhapur pikërisht të keqen që pretendon se dëshiron ta luftojë. Terroristët serb-sllav, të ardhurit nga Karpatet në atë tokë pellazge-ilire-arbërore (në histori si Dyndja e Barbarëve), në gjenocidin e radhës për shfarosjen definitive të shqiptarëve autokton, kryen masakrën e radhës në Dardaninë tonë (Kosovë), të njohur në botë si “Masakra e Raçakut”.  Dhe, del një pseudo-akademik i LDK, ndryshe tradhtar ordiner, shkarravitën një letër bajgë, në të cilën gjenocidin ndaj civilëve shqiptarë të Raçakut e quan “incident”. Çfarë ligësie?!

PS: Unë qysh në vitin 2015 e kisha diktuar se kush është në realitet “profesor” Frashër Demaj. Më poshtë do të shikoni reagimin tim ndaj tij:

Historia ka ndodhur dhe ajo që ka ndodhur nuk mund të ndryshohet nga askush. Ashtu që, në këtë aspekt, nuk ka aspak lidhje se çka them unë, çka thuash ti, çka thotë apo çka ka rekomanduar Këshilli (politik) i Evropës. Pra, është e vërtët që serbët ushtronin dhunë të rëndë mbi shqiptarët. Dhe, kjo është e pakontestueshme. Je ti ai që e mohosh të vërtetën.

Në Gjykatat e Kosovës kanë punuar më tepër shqiptarë, por  gjykatat kanë qenë nën komandën e pushtuesit serb. Nuk ka ekzistuar Jugosllavi por Serbo-sllavi.

Ti i nderuar, falsifikon historinë (në dëm të shqiptarëve – në dobi të serbëve) edhe kur përpiqesh që termin “PUSHTUESI serb” ta zëvendësosh me termin “PUSHTETI serb”. Këto dy shprehje dallojnë tërësisht prej njëra-tjetrës.

Ngjarja paraprake

​O'Brien: Trump dëshiron të dalë nga spitali, por dita e shtatë mbetet kritike

Ngjarja e ardhëshme

​Rama flet për mundësinë e një karantine të dytë për shkak të COVID-19

të fundit nga

AlbanianEnglishMacedonian