Liga rajonale me Maqedoninë e Veriut por pa Kosovën

Gjatë kësaj fundjave në Zagreb (Kroaci), në një takim pune u takuan drejtuesit e Federatave të Boksit të Evropës Juglindore apo vendeve të dala nga ish Jugosllavia.

Probleme më të mëdha për nisjen e garave kanë vendet e vogla si Maqedonia, Mali Zi dhe Sllovenia,që nuk kanë boksier për plotësimin e të gjitha kategorive tek seniorët.

Këta u morrn vesh që Liga rajonale e boksit amator të nis në qershor ose më së voni në korrik të këtij viti, shkruan sportpres.mk.

Përfaqësues të Maqedonisë në këtë takim ishin Faton Salihu (nënkryetar) dhe Branko Ilievski (sekretar I përgjithshëm).

Sikurse dy vjet më parë edhe në këtë sezon klubet e Kosovës apo Kombëtarja e Kosovës në boks nuk do të marrin pjesë në garat e kësaj lige rajonale.

Ngjarja paraprake

Kjo është gjendja e rrugëve të Prishtinës me borë

Ngjarja e ardhëshme

Ervin Gonxhi: Bleona Qerreti është gocë “danoçe”

të fundit nga

Nuk grumbullohet

Ousmane Dembele nuk është grumbulluar në këtë ndeshje, pasi ka probleme me

AlbanianEnglishMacedonian