LIGA ENBL/Sigal Prishtina merr fitoren e parë, mposht Zielona Goran

Sigal Prishtina e ka regjistruar fitoren e parë në Ligën ENBL, pasi që e mposhti klubin polak, Zielona Gora. Për Sigal Prishtinën kjo ishte fitorja e parë pas dy humbjeve rresht në këtë garë.

Në rolin e mysafirit, Sigal Prishtina e mposhti Zielona Goran me shifrat 89:75 (16:22, 19:16, 23:20, 28:17).

Vendasit e nisën më mirë ndeshjen, duke pasur epërsi prej nëntë pikësh (16:7), ndërsa çerekun e parë e fituan me shifrat 22:16. Çereku i dytë ishte më i barabartë, ku prishtinasit në fund ngushtojnë shifrat në 38:35, rezultat me të cilin skuadrat shkuan në pushim.

Edhe çereku i tretë ishte tërësisht i barabartë, ku asnjëra skuadër nuk arrinte shkëputjen, ndërsa kjo pjesë përfundoi me një treshe nga Dardan Berisha, i cili shënoi për ta ndryshuar rezultatin në 58:61.

Por, në dhjetë minutat e fundit, respektivisht në atë vendimtare, kryeqytetasit shkëlqyen dhe triumfuan 75:89.

Dardan Berisha e mbylli ndeshjen mes 28 pikë të regjistruara.

Të dy skuadrat kanë nga një fitore e dy humbje, ndërsa ndeshjen e ardhshme Sigal Prishtina e zhvillon nesër nga ora 18:30 ndaj Polski Cukier Start Lublin.

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Pensionet për muajin dhjetor do të paguhen nga data 27

Story i radhës

Media amerikane: Presidenti ukrainas nesër viziton Kapitolin e SHBA-së

Të fundit nga