Liga e Konferencës/Pas incidenteve në FSHF, UEFA tregon se a do të zhvillohet finalja në Shqipëri

min lexim

Kreu i UEFA-s Alexandre Ceferin ka zhvilluar sot dy takime në Tiranë, ku fillimisht u takua me kryeministrin e Shqipërisë Edi Rama, kurse më pas me presidentin e Federatës Shqiptare të Futbollit (FSHF) Armando Duka.

Ceferin tregoi që qëllimi i këtyre vizitave ishte shkaku i incidenteve të fundit gjatë procesit zgjedhor në FSHF, duke thënë që nuk duhet të ketë ndërhyrje politike në këtë proces, përcjell KosovaPress.

Pas këtyre vizitave, në një intervistë për “Associated Press”, presidenti Ceferin foli edhe për çështjen e finales së Ligës së Konferencës, e cila do të zhvillohet në stadiumin “Air Albania” të Tiranës.

“Pasi kemi lexuar artikujt në media ne ishim pak të shqetësuar për finalen e UECL, por fola me Presidentin e FSHF-së dhe me Kryeministrin, me të cilin ramë dakord se nuk do të ketë ndërhyrje politike në zgjedhje, që futbolli do të vendosë për futbollin dhe kjo është ajo që duam”, tha Ceferin.

Nëse UEFA nuk ndërhyn, askush tjetër nuk duhet të ndërhyjë në këtë proces. Nëse gjërat do të jenë kështu dhe unë kam shumë besim në fjalët e Kryeministrit, atëherë zhvillimi i finales së Conference League këtu është i sigurt. Tani do të shohim përpara, sepse është finalja e parë e UEFA Europa Conference League në histori”, shtoi më tej presidenti i UEFA-s.

Finalja e UEFA Liga e Konferencës është finalja e parë në kuadër të kësaj gare, ku stadiumi “Air Albania” i Tiranës do të jetë nikoqirë, dhe ndeshja do të zhvillohet më datën 25 maj të këtij viti.

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Monika e ka të sigurt finalistin e radhës, ja për kë bëhet fjalë!

Story i radhës

Nano jep mesazhin e fortë: Meta e meriton të shkarkohet, por ngjarja do të ishte e paprecedentë për Shqipërinë!

Të fundit nga