lidhja evropiane per ndryshim geer it mungesa e nje anetari nga opozita shqiptare ne kshz eshte ne kundershtim me vlerat evropiane 655bbea0c043d

Lidhja Evropiane për Ndryshim, Geer-it: Mungesa e një anëtari nga opozita shqiptare në KSHZ është në kundërshtim me vlerat evropiane

November 20, 2023
1 minut lexim

-ads3-

Liderët e Lidhjes Evropiane për Ndryshim sot kanë takuar ambasadorin e BE-së në RMV, David Geer. Në këtë takim kanë riafirmuar vendosmërinë për rrugën e vendit drejt Bashkimit Europian dhe informuam për të gjitha angazhimet e tyre në këtë drejtim.

“Ndër të tjera, diskutuam edhe për zhvillimet aktuale në vend, pengesat dhe sfidat që po distancojnë vendin nga procesi i integrimit, të ngjashme si ato me konstatimet e Komisionit Europian, lidhur me paaftësinë e kësaj qeverie për të bërë progres, të cilat janë po aq shqetësuese për neve si opozitë sa edhe për qytetarët e vendit.

Në fakt, një raport i tillë e vulos nevojën e bashkëpunimit tonë, duke i dhënë kuptim dhe drejtim më të qartë këtij koalicioni, për të mbrojtur interesin strategjik të vendit, i cili ka ngecur për fajin e kësaj qeverisje të delegjitimuar dhe të korruptuar.

Gjithashtu, e informuam Ambasadorin Geer për kandidatin tonë për anëtarë të Komisionit Shtetëror Zgjedhor. Theksuam faktin që mungesa e një anëtari të opozitës shqiptare në KSHZ, është në kundërshti me vlerat dhe standardet europiane, sepse një veprim i tillë le për të kuptuar se procesi dhe rezultati zgjedhor ka tendencë për t’u manipuluar dhe, rrjedhimisht, del të jetë një proces jo i rregullt dhe jo demokratik”, thuhet në njoftim.

Nga atje shtojnë se nëse kjo e drejtë e opozitës shqiptare uzurpohet, atëherë vërtetë qytetarët dhe faktori ndërkombëtar duhet të shqetësohen seriozisht për transparencën dhe objektivitetin e këtij procesi, prandaj i ftojmë që të gjithë pa përjashtim, në përputhje me kompetencat e tyre, të angazhohen për të siguruar që opozita shqiptare të ketë përfaqësues përkatës në KSHZ.

MARKETING

RENT A CAR

kurti i propozon stoltenbergut hapjen e nje zyre diplomatike te kosoves ne nato 655bbe27bde68
Story i mëparshëm

​Kurti i propozon Stoltenbergut hapjen e një zyre diplomatike të Kosovës në NATO

juliana pasha do te performoje sonte ne stadiumin air albania 655bbfcd4abe0
Story i radhës

Juliana Pasha do të performojë sonte në stadiumin “Air Albania”

Të fundit nga

Victoria Silvstedt magjepëse me fustan rozë

Victoria Silvstedt preu një figurë magjepsëse teksa mori pjesë në premierën e filmit Sirat në Festivalin e Filmit në Kanë në Francë të enjten. Modelja, 50 vjeçe, u sigurua që të gjithë
ShkoLartë