Lideri suprem iranian Khamenei fal 1.849 të burgosur

Lideri suprem i Iranit, Ajatollah Ali Khamenei ka miratuar propozimin për të dhënë amnisti ose për të ulur dënimin për 1.849 të burgosur, transmeton Anadolu Agency (AA).

Në njoftimin e Zyrës së tij thuhet se dekreti për faljen e të burgosurve u miratua me rekomandimin e gjyqësorit dhe me miratimin e udhëheqësit suprem të Iranit.

Vendimi për falje u mor me rastin e lindjes së Imamit të 12-të shiit Mehdiut. Nuk theksohet se sa të burgosur u amnistuan dhe sa morën dënime të reduktuara.

Sipas Kushtetutës së Iranit, Khamenei, si lider suprem, ka autorizim të falë të burgosur.

Me propozim të gjyqësorit iranian, Khamenei çdo vit merr vendim për falje, veçmas në përvjetorin e Revolucionit Islamik, me rastin e festave.



. .

Ngjarja paraprake

Në qendër të Shkupit rrëzohet makina për pastrim

Ngjarja e ardhëshme

Rihanna merr vëmendje sërish me dukjen

të fundit nga

AlbanianEnglishMacedonian