Lideri sfidohet në Mitrovicë

Këtë fundjavë do të zhvillohen ndeshjet e xhiros së tetë të Superligës së Kosovës në futboll

Superliga e futbollit vazhdon këtë fundjavë me ndeshjet e xhiros së tetë të saj.

Lideri Ballkani do ta vizitojë Mitrovicën, ku e pret Trepça ’89.

Mirlind Daku me shokë do ta kërkojnë fitoren e shtatë sezonale për ta ruajtur distancën ndaj ndjekësve.

Nga ana tjetër, “Minatorët” dinë të jenë të papërshtatshëm në shtëpi, prandaj edhe ata duan pikë nga ky takim.

Prishtina, pas fitoreve ndaj Besës e Feronikelit, do ta kërkojë fitoren edhe në duel me Gjilanin në shtëpi.

Nga ana tjetër, “Skifterat” nuk e kanë nisur sa duhet mirë sezonin dhe janë në kërkim të këndelljes.

Në këtë xhiro këndelljen e kërkojnë edhe Feronikeli e Llapi, të cilët do të ballafaqohen me Besën, respektivisht Arbërinë.

Ndërkaq, Drita do të mundohet ta harrojë humbjen nga Ballkani me një fitore në shtëpi ndaj Drenicës.

Kuqezinjtë nga ana e tyre do të kënaqeshin edhe me një barazim. 

Ngjarja paraprake

Rritet numri i të infektuarve me COVID-19, Franca me vendim të ri

Ngjarja e ardhëshme

Babai i tyre feston ditëlindjen, Anita dhe Lola elegante në darkën familjare!

të fundit nga

AlbanianEnglishMacedonian