Lideri i VMRO-DPMNE-së Mickoski u takua me ambasadoren britanike Gallouej

Shkup, 5 tetor 2020 (MIA) – Kryetari i VMRO-DPMNE-së Hristijan Mickoski u takua sot me ambasadoren britanike Rejçell Gallouej në të cilën, siç kumtoi partia, kanë për diskutuar situatën aktuale politike, ekonomike dhe shëndetësore në vend.

“Gjatë takimit, kryetari  Mickoski theksoi se qeveria nuk di si të ballafaqohet me KOVID-19 dhe për shkak të paaftësisë së tyre numri i të infektuarve dhe të vdekurve është në një nivel shumë të lartë. Gjegjësisht, ai theksoi se asgjë nuk është duke u bërë në lidhje me pandeminë, si në aspektin e shëndetit dhe ekonomisë. Mickoski gjithashtu potencoi situatën politike në vend ku ai theksoi se krimi, korrupsioni janë shumë të zakonshëm dhe se ekziston sundim selektiv i ligjit. Ai gjithashtu tha se qeveria shpërndan tenderë për njerëzit e afërt me qeverinë dhe askush nuk është përgjegjës për këtë”, thuhet në kumtesën e VMRO-DPMNE-së.

Ata shtojnë se Mickoski theksoi se VMRO-DPMNE si parti politike ka politika të qarta dhe konkrete që do ta çojnë vendin në rrugën e duhur dhe do të kenë ndikim në anëtarësimin në Bashkimin Evropian. sn/

Ngjarja paraprake

Vazhdojnë largimet nga Juventusi

Ngjarja e ardhëshme

Pse po ngec Vettingu, kujt dhe kush po e pengon

të fundit nga

AlbanianEnglishMacedonian