Lideri i Koresë së Veriut i dërgon mesazh solidarizimi presidentit amerikan Trump

Lideri i Koresë së Veriut, Kim Jong-un, i dërgoi mesazh presidentit të SHBA-së Donald Trump për t’i uruar të shkuara pas infektimit me koronavirusin e ri (COVID-19), transmeton Anadolu Agency (AA).

Agjencia Qendrore e Lajmeve e Koresë së Veriut (KCNA) tha se udhëheqësi verikorean ndan ndjenjat me Trump dhe bashkëshorten e tij, të cilët rezultuan pozitivë në COVID-19.

“Udhëheqësi ynë shprehu dëshira të sinqerta për përmirësimin e tyre dhe shpresoi se ata do ta kalojnë këtë situatë”, thuhet më tej.

Në lajmin e agjencisë njoftohet po ashtu se Kim i përcolli përshëndetjet e tij të sinqerta Trump-it dhe gruas së tij.

Ndryshe, presidenti amerikan Trump njoftoi dje në Twitter se ai dhe gruaja e tij dolën pozitivë në testet për COVID-19.



. .

Ngjarja paraprake

Pas 7 vitesh betejë ligjore, vajza e fshehtë e mbretit belg merr zyrtarisht titullin “Princeshë”

Ngjarja e ardhëshme

‘S’ka asnjë letër në Kuvend ku demokratët kërkojnë…’/ Murrizi: PD dhe LSI punojnë bashkë kundër hapjes së listave

të fundit nga