Liderët e BE-së do të diskutojnë pandeminë dhe çështjet e sigurisë në fund të muajit

Liderët e vendeve të Bashkimit Evropian (BE) do të zhvillojnë një samit në fund të shkurtit mbi zhvillimet në lidhje me pandeminë e koronavirusit (COVID-19) dhe çështjet e sigurisë, transmeton Anadolu Agency (AA).

Sipas informacionit të shpalosur nga zëdhënësi i Këshillit Evropian Barend Leyts në mediat sociale, udhëheqësit e BE-së do të takohen përmes videokonferencës më 25 shkurt në lidhje me koordinimin e luftës kundër pandemisë.

Një ditë më vonë, liderët do të zhvillojnë një takim të ngjashëm mbi çështjet e sigurisë dhe mbrojtjes dhe Fqinjësinë Jugore.

Udhëheqësit e vendeve të BE-së mbajtën një takim më 21 janar rreth koronavirusit, kufizimeve të udhëtimit, prodhimit të vaksinave, shpërndarjes dhe fushatave të vaksinimit.



. .

Ngjarja paraprake

Bastisje në disa shtëpi, arrestohet një polic në Shkup

Ngjarja e ardhëshme

La në mes garën për ‘princin’, Flavia zbulon arsyen e vërtetë të largimit nga “Love Story”

të fundit nga

AlbanianEnglishMacedonian