Liderët e BE samit 2-ditor në Bruksel, shkak lufta në Ukrainë, energjia

Gjashtë javë pasi liderët evropianë u mblodhën për herë të fundit në Bruksel, ata do të takohen sërish sot (23 mars) dhe nesër.

Lufta në Ukrainë është në krye të agjendës, ndonëse tensionet mes Francës dhe Gjermanisë për energjinë bërthamore dhe motorët me djegie janë të mëdha. Ditës së parë të samitit, do i bashkohet dhe Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së António Guterres. Kujtojmë se gjatë ditëve të fundit, Rusia ka intensifikuar sulmet vdekjeprurëse në Ukrainë.

Liderët e BE-së do të diskutojnë gjithashtu mbi  konkurrencën, tregun dhe ekonominë, energjinë , marrëdhëniet e jashtme dhe tema të tjera, duke përfshirë migrimin. 

Ndër pikat e rendit të ditës në dy ditët e ardhshme, sipas këshillit, janë:

-përgjegjësia e autorëve;

-rritje të mëtejshme të presionit kolektiv ndaj Rusisë;

-përdorimin e aseteve të ngrira për rindërtimin e Ukrainës;

-mbështetje për të ndihmuar në përmbushjen e nevojave ushtarake dhe mbrojtëse të Ukrainës;

-siguria globale ushqimore;

-adresuar çmimet e larta të energjisë;

-reduktimin e kërkesës për gaz;

-garantojnë sigurinë e furnizimit;

-heqjen dorë nga varësia nga karburantet fosile ruse.

Formulimi i samitit thekson se BE-ja i ka “vënë në dispozicion” Ukrainës gjithsej 67 miliardë euro (73 miliardë dollarë) që nga fillimi i luftës. Kjo është e barabartë me rreth 27% të PBB-së totale të Ukrainës për vitin 2021, përpara se Rusia të pushtonte.

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Osmani: FSK po lëviz me shpejtësi drejt zhvillimit të aftësive të specializuara

Story i radhës

Për çka e ka fjalën? Luizi paralajmëron Kiarën për gjërat kur të dal ajo jashtë

Të fundit nga