Libi, zbulohen 2 varre masive në Tarhuna

Qeveria libiane njoftoi se ka zbuluar dy varre masive në qytetin Tarhuna, 90 kilometra në verilindje të kryeqytetit Tripoli, me gjasë të lëna nga forcat e kryekomandantit Khalifa Haftar, transmeton Anadolu Agency (AA).

Autoriteti i Përgjithshëm për Kërkimin dhe Identifikimin e Personave të Zhdukur tha në një kumtesë se “varri i parë përmban katër kufoma, ku ekipet e Autoritetit janë ende duke punuar për zhvarrosjen e trupave”.

Autoriteti gjithashtu tha se pas përfundimit të punës në varrin e parë, “puna do të fillojë në varrin e dytë, i cili pritet të përfshijë disa kufoma”.

Në kumtesë thuhet se që kur forcat e Haftarit u dëbuan nga pjesa perëndimore e Libisë, mizoritë që ata kanë kryer në zonat që dikur ishin nën kontrollin e tyre po zbulohen pothuajse çdo ditë.

Sipas burimeve zyrtare libiane, forcat e Haftarit dhe milicisë e ndërlidhura me të kanë kryer krime lufte dhe akte gjenocidi në periudhën midis prillit të vitit 2019 dhe qershorit të vitit 2020.

Më 16 qershor, qeveria libiane gjeti 226 trupa të pajetë në varre masive në Tarhuna dhe në jug të Tripolit.

OKB e ka njohur qeverinë e kryesuar nga Fayez al-Sarraj si autoritetin legjitim i vendit, pasi Tripoli ka luftuar me milicët e Haftarir që nga prilli i vitit 2019 në një konflikt ku kanë humbur jetën mijëra persona.

Turqia mbështet qeverinë legjitime të udhëhequr nga al-Sarraj.



. .

Ngjarja paraprake

Meta: Rama të japë dorëheqje të menjëhershme

Ngjarja e ardhëshme

Statovci: Bardhi dhe Alioski nuk dhanë maksimumin kundër Kosovës

të fundit nga

AlbanianEnglishMacedonian