Libi, të gjitha fushat e portet e naftës sërish aktive

Korporata nacionale libiane e naftës (NOC) bëri të ditur se El Feel dhe të gjitha fushat dhe portet tjera të naftës në vend janë aktive, raporton Anaodlu Agency (AA).

Në njoftimin e NOC-it, që është përgjegjës për nxjerrjen, përpunimin, distribuimin dhe eksportimin e naftës në Libi, theksohet se në vend u shfuqizua “gjendja e forcës madhore” në fushën e naftës El Feel në jug të vendit.

Theksohet se kompania përgjegjëse për fushën e naftës El Feel u urdhërua të fillojë prodhimin dhe gradualisht të kthejë naftën bruto në nivelet normale në ditët në vijim.

Korporata nacionale e naftës e Libisë njoftoi të premten se “gjendja e forcës madhore” në portet e naftës të Ras Lanuf dhe Sidra është hequr.

Në Libi, ku pothuajse e gjithë ekonomia e vendit është e bazuar në naftë, rreth 80 për qind e burimeve të hidrokarbureve janë të vendosura në rajonet lindore nën kontrollin e milicive të Haftarit.

NOC më 18 janar njoftoi se ka shpallur “gjendje të forcës madhore” për shkak të okupimit të porteve dhe objekteve të naftës në rajon nga milicët e lidhur me Haftarin.



. .

Ngjarja paraprake

Del Piero këshillon Pirlon: Juve të luajnë me sistem 4-2-4 kundër Barcelonës

Ngjarja e ardhëshme

Dorëzohet në Polici kryeprotagonisti i 2 milionëshit, Kadri Shala

të fundit nga

AlbanianEnglishMacedonian