Ekipet përkatëse për lëndët shpërthyese të Forcave të Armatosura të Turqisë (TSK), shkatërrojnë minat, lëndët shpërthyese artizanale dhe municionet e pashpërthyera që forcat e puçistit Khalifa Haftar kanë vendosur si kurthe në Libi, transmeton Anadolu Agency (AA).
Ministria turke e Mbrojtjes bëri një deklaratë lidhur me punimet për shkatërrimin e municionve që forcat e puçistit Haftar kanë vendosur si kurthe në Libi dhe të cilat përbëjnë rrezik për civilët.
“Ekipet tona EOD, SAS dhe PMKI të cilat ndodhen në Libi në kuadër të marrëveshjes për trajnim ushtarak, bashkëpunim dhe konsulencë po shkatërrojnë minat/EYP dhe municionet e pashpërthyera që forcat e Haftarit kanë vendosur si kurthe në rajonet Tajoura, Okba, Khoms, Misrata dhe të cilat përbëjnë një rrezik të madh për civilët”, thuhet në deklaratë.