Presidenti libanez, Michel Aoun, ka prolonguar bisedimet konsultative për të formuar një qeveri të re deri më 22 tetor, transmeton Anadolu Agency (AA).
Siç raporton Agjencia Kombëtare e Lajmeve, duke marrë vendimin në përputhje me kërkesat e disa grupeve politike për të zgjidhur disa vështirësi, Aoun prolongoi bisedimet me partitë politike në parlament për një javë.
Qeveria e kryeministrit Hassan Diab dha dorëheqje muajin e kaluar pasi një shpërthim masiv tronditi portin e Bejrutit më 4 gusht.
Shpërthimi, që shkaktoi shkatërrim masiv në kryeqytet, erdhi në një kohë kur vendi po kalonte një krizë ekonomike mes një lufte kundër shpërthimit të pandemisë së koronavirusit të ri (COVID-19).