Liban, hetime ndaj forcave të sigurisë të akuzuar për torturimin e refugjatëve sirianë

Kryeprokurori libanez Ghassan Owaidat kërkoi nga gjykata ushtarake të fillojë një hetim mbi forcat e sigurisë të akuzuar për torturimin e refugjatëve sirianë, transmeton Anadolu Agency (AA).

Sipas agjencisë zyrtare libaneze të lajmeve, Owaidat kërkoi një hetim mbi çështjen e përmendur në raportin e Amnesty International mbi torturat ndaj refugjatëve që i nënshtrohen akuzave për terrorizëm.

Në raportin e organizatës të titulluar “Sa doja të vdisja” të botuar më 23 mars, organizata deklaroi se 26 refugjatë sirianë, përfshirë 4 fëmijë, iu nënshtruan shkeljeve dhe torturave të ndryshme nga forcat e sigurisë në Liban.

Refugjatët e arrestuar në Liban në vitet 2014-2021 u akuzuan si anëtarë të organizatës terroriste DEASH.

Departamenti i Policisë Libaneze nga International Amnesty kërkoi video që përmbante përmbajtjen e akuzave. Përveç kësaj, Departamenti i Policisë deklaroi se oficerët e tyre ishin duke përmbushur detyrat e tyre humanitare ndaj refugjatëve.



. .

Ngjarja paraprake

Inter synon transferimin e Shkodran Mustafit

Ngjarja e ardhëshme

Pse disa nëna nuk dashurohen me foshnjat e tyre menjëherë? Ja çfarë ndodh me to

të fundit nga

AlbanianEnglishMacedonian