lfk likove zgjedh kryetarin e ri 679f7962e3f5a

LFK Likovë zgjedh kryetarin e ri

February 2, 2025
1 minut lexim

Të gjitha 13 Lidhjet Komunale të futbollit të Maqedonisë dhe delegatët e tyre në kuvendet e rregullta zgjedhore të mbajtura deri më tani i kanë dhënë mbështetjen e tyre të plotë kryetarit aktual të FFM-së, Masar Omeragiç, në nominimin e tij për mandatin e ri presidencial, të cilin ai pritet ta marrë në Kuvendin e rregullt zgjedhor, që do të mbahet me datë 15 mars në Shkup.

Lidhja Komunale futbollistike e Likovës unanimisht dha përkrahjen e plotë për Presidentin e ri, Masar Omeragiç, në Kuvendin e rregullt të mbajtur gjatë ditës së sotme, në të cilin Abdulla Sakipi u zgjodh sërish për Kryetar.

Kështu Sakipi do të udhëheq këtë Lidhje Komunale futbollistike edhe në 4 vitet e ardhshme, ndërsa i njëjti është propozuar edhe për anëtar të Këshillit Drejtues të FFM-së.

Lidhjet Komunale të Futbollit të Gazi Babës dhe Valandovës, që ditë më parë mbajtën Kuvendet e tyre, zgjodhën gjithashtu presidentët e rinj.

Kështu, Darko Kostovski u emërua Kryetar i ri i LFK të Gazi Babës, duke zëvendësuar Sveto Stankovskin, i cili është propozuar për anëtar të Këshillit Drejtues. Delegatë të Kuvendit të FFM-së janë Igor Ivanovski, Risto Donev, Senad Muminoviq dhe Nehat Jusufi.

Kryetar i Lidhjes Komunale futbollistike të Valandovës është zgjedhur Sashko Bajlozov. Për anëtar të Këshillit Drejtues të FFM-së është propozuar Dejan Boshkov, ndërsa delegat i Kuvendit mbetet Kryetari i deritanishëm, Slave Krstev.

Lidhja Komunale futbollistike e Shtipit edhe në 4 vitet e ardhshme do të udhëhiqet nga Dimitar Xhonov, ndërsa ajo e Prilepit nga Marjan Stojkoski – Manta, i cili gjithashtu luan edhe rolin e Zv.Presidentit të FFM-së.

Burimi: botasot.info

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

vlen bdi qe tani po pergatit terren per te mos pranuar disfaten ne zgjedhjet lokale 679f78769e8bd
Story i mëparshëm

VLEN: BDI që tani po përgatit terren për të mos pranuar disfatën në zgjedhjet lokale

komandanti i ushtrise ukrainase thote se vetem ne janar neutralizuan 15 mije trupa ruse publikon pamjet nga betejat e ashpra 679f7ce52fef2
Story i radhës

Komandanti i ushtrisë ukrainase thotë se vetëm në janar neutralizuan 15 mijë trupa ruse – publikon pamjet nga betejat e ashpra

Të fundit nga

Nisin homazhet për Haxhi Thaçin në Skenderaj

Homazhet për tashmë të ndjerin Haxhi Thaçin, babain e ish-presidentit Hashim Thaçi kanë nisur në palestrën “Ilaz Kodra” në Skenderaj, ku që në orët e para të mëngjesit kanë ardhur shumë qytetarë
ShkoLartë