Lezhë, përmbytet “Besëlidhja”/ Lumi Drin rrezikon të dalë nga shtrati

Reshjet e dendur të shiut, të rëna gjatë orëve të natës, kanë shkaktuar probleme në qytetin e Lezhës.

Siç informon Ora News, në bllokun e banimit “11 Janari” në lagjen “Besëlidhja”, vërshimi i ujit ka bllokuar hyrjet e pallateve.

Për pasojë ka patur problemeve në lëvizjen e qytetarëve dhe automjeteve.

Reshjet e shiut kanë sjellë probleme edhe në Kallmet të Lezhës, ku kanali i ujërave të larta ka dalë nga shtrati duke përmbytur disa hektarë tokë bujqësore.

Ndërkohë lumi Drin është në kuota kritike duke rrezikuar daljen nga shtrati.

Problematika të ngjashme, gjatë orëve të fundit, janë raportuar edhe në disa qytete të tjera të vendit, ku mes të tjerash ka patur probleme edhe me furnizimin me energji elektrike.

Reshjet e shiut vijojnë prej disa ditësh në vendin tonë, ndërsa parashikohet të vazhdojnë edhe në ditët në vazhdim.

Ngjarja paraprake

Mot me vranësira dhe reshje të shiut

Ngjarja e ardhëshme

SHBA: Jep dorëheqje Sekretarja e Transportit, Elaine Chao

të fundit nga

AlbanianEnglishMacedonian