Lexoni libra do t’ju shpaguhet, pronari i fabrikës në Itali shpërblen punonjësit që lexojnë – 100 euro për një libër

Drejtori dhe njëherit pronari i fabrikës që prodhon materiale për ndërtim “Vanonchini”, Danilo Dada nga Bergamo i Italisë, ka vendosur të shpërblej punonjësit e tij që lexojnë libra.

Siç raporton Corriere Dela Serra, ai ka themeluar klubin e leximit të punonjësve, përkatësisht muratorëve – e ata që lexojnë libra i shpërblen me bonuse në vlerë prej 100 eurove. Shpërblimi dyfishohet me leximin e librit të dytë.

Danilo Dada pretendon se kjo ide i erdhi në mendje pasi është lexues i flaktë i librave dhe atë që nga fëmijëria, e me këtë mënyrë ka dashur t’i kontribuojë zhvillimit kulturor – por edhe avancimit profesional të punonjësve të tij.

“Funksionon, dhe vetë jam befasuar sa njerëz janë interesuar. Bonusi prej 100 eurove është një shumë simbolike, ku me këto para mund të mbulojnë shpenzimet e disa artikujve ushqimor por edhe të blenë një libër tjetër”, ka shtuar Dada. 

Ngjarja paraprake

Presidenti turk dhe mbreti saudit diskutojnë lidhjet dypalëshe

Ngjarja e ardhëshme

Kanë arritur në Shqipëri edhe 11 mijë e 700 vaksina “Pfizer”

të fundit nga

AlbanianEnglishMacedonian