Lewis Hamilton kapet “mat” me Selena…

Piloti i Formula 1, Lewis Hamilton ishte pjesë e “after-partyt” të Saturday Night Live në Nju Jork, ku është parë duke biseduar me Selena Gomez dhe Kara Delvin.

Selena Gomez ishte e ftuara e radhës që realizoi monologun e saj në SNL mbrëmë, ndërsa pas shfaqjes u takua me yllin e F1 së bashku me modelen Kara Delevin, e cila  ishte gjithashtu e pranishme.

37 vjeçari dhe Selena Gomez janë parë edhe më herët së bashku më parë në “InStyle Awards 2017”.

Nga ana tjetër, “The Sun” shkruan se piloti i Mercedesit, është më i afërt me Delevin, pasi është shoqëruar me 29-vjeçaren edhe në Met Gala 2021.

Kujtojmë këtu se Delevin ka marrë pjesë gjithashtu në Grand Prix dhe është fotografuar duke mbajtur tabelën e rrjetit të Hemilton në Çmimin e Madh të Monakos 2015.

Fansat e Selena Gomez, emocionuar kur panë këngëtaren duke biseduar me Hemilton, kanë vërshuar menjëherë në komente.

Një përdorues i Twitter-it shkroi: “Ata duhet të takohen tani.”

Një tjetër shtoi: “Unë thjesht nuk jam gati të shoh dy dashuritë e jetës sime së bashku”.

Dhe një i tretë tha: “Ky është një çift kaq i rastësishëm haha ​​wow”.

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Rrugëve të New York-ut me pica në duar/ Kështu e festoi Selena Gomez debutimin e shkëlqyer në “Saturday Night Live”

Story i radhës

VOA: Shqipëri, skadon afati për kandidaturat, asnjë emër për president

Të fundit nga