levizja demokratike forcohet me profesioniste te rinj 67ad06d066b1a

Lëvizja Demokratike forcohet me profesionistë të rinj

February 12, 2025
1 minut lexim

Shkup, 12 shkurt – Lëvizja Demokratike vazhdon të zgjerohet me profesionistë të rinj dhe të suksesshëm.

Sot, kësaj partie iu bashkua Onur Dika, një specializant në gjinekologji dhe obstetrikë nga Struga, i cili banon në Shkup dhe po ndjek specializimin në Fakultetin e Mjekësisë, Universiteti “Shën Kirili dhe Metodi” në Shkup.

Lajmin e bëri të ditur kryetari i Lëvizjes Demokratike dhe zëvendëskryeministri i parë i Maqedonisë së Veriut, Izet Mexhiti, i cili theksoi rëndësinë e përfshirjes së profesionistëve të rinj në politikë dhe në ndërtimin e një shoqërie më të mirë.

“Përfshirja e profesionistëve të rinj dhe të suksesshëm në vizionin tonë është një dëshmi e besimit dhe angazhimit për një të ardhme më të mirë. Me njerëz të tillë, të përkushtuar ndaj dijes dhe shërbimit ndaj qytetarëve, po ndërtojmë një
Lëvizje Demokratike edhe më të fortë,” deklaroi Mexhiti.

BURIMI: zhurnal.mk

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

emerimet ne keshillin e mediave dauti qeveria monoetnike me disa vasale shqiptare ka vendosur ti partizoje mediat 67ad0655ea0ba
Story i mëparshëm

Emërimet në Këshillin e Mediave! Dauti: Qeveria monoetnike me disa vasalë shqiptarë, ka vendosur t’i partizojë mediat!

nen hetim deputetja bushka bisedat e mia jane transformuar 67ad0bb9a3d6f
Story i radhës

Nën hetim, deputetja Bushka: Bisedat e mia janë transformuar

Të fundit nga

ShkoLartë