levizja besa komuna e tetoves ka realizuar 10 here me shume projekte se te gjitha komunat bashke te lsdm se 655b66089c6ed

Lëvizja Besa: Komuna e Tetovës ka realizuar 10 herë më shumë projekte se të gjitha komunat bashkë të LSDM-së

November 20, 2023
1 minut lexim

Nga Lëvizja Besa kanë reaguar pas deklaratave të kryeministrit Dimitar Kovaçevski në lidhje me vendosjen e kryqit në Kodër të Diellit, shkruan TV21. Nga kjo parti në përgjigje ndaj Kovaçevskit thonë se komuna e Tetovës e udhëhequr nga Lëvizja Besa, ka realizuar 10 herë më shumë projekte se gjithë kryetarët e komunave nga LSDM.

Në lidhje me: Kovaçevski për kryqin në Kodër të Diellit: Në munges të projekteve, udhëheqësia e komunës së Tetovës “gërvisht” ndjenjat kombëtare dhe fetare

“I themi Kovaçevskit se Komuna e Tetovës ka realizuar dhjetë herë më shumë projekte se të gjitha komunat bashkë të LSDM-së. Për këtë e ftojmë të vjen në Tetovë me gjithë kryetarët e komunave të partisë së tij dhe para qytetatëve ti prezantojmë projektet.
Ka dëshmi se LSDM i ka dhënë tokën e ndërtimit Kishës dhe BDI ia ka dhënë lejen për ndërtim. Dhe dëshmia e fundit është se Kovaçevski e festoi vendosjen e kryqit me Vuçiqin në Beograd, duke pirë verë dhe kënduar këngë sërbe”, thonë nga Lëvizja Besa.

Burimi: TV21

MARKETING

RENT A CAR

uji i badovcit mund te perdoret per pije ikshpk njofton se kane rene nivelit e manganit 655b5da849df3
Story i mëparshëm

“Uji i Badovcit mund të përdorët për pije”, IKSHPK njofton së kane rënë nivelit e manganit

save the children te pakten 17 6 milione femije do te lindin ne uri kete vit 655b670094ce6
Story i radhës

“Save the Children”: Të paktën 17.6 milionë fëmijë do të lindin në uri këtë vit

Të fundit nga

ShkoLartë