levica e kerkoi doreheqjen ilirja e pranoi a mund te jete skenar i pergatitur per kalimin e ligjit per branitellat 678a334cbdac2

Levica e kërkoi dorëheqjen Ilirja e pranoi, a mund të jetë skenar i përgatitur për kalimin e Ligjit për branitellat?

January 17, 2025
min lexim

Shkup, 17 janar – Derisa në kampin e saj politik që besa edhe më gjërë në tërë Frontin Evropian, Ilire Dauti, mori epitetin heroinë që po i bënë ballë Ligjeve të përgjysmuara si ai për branitellat. Pra, me një formë i tërë Fronti Evropian e kishin lëshuar në front Ilire Dautin që ta bllokojë ligjin në fjalë. Në momentin që Ilire Dauti e lëshojë këtë front a nënkupton se po përgatitet kalim me lehtësi të këtij ligji që pastaj të akuzohet VLEN si përfaqësues të shqiptarëve në Qeveri? shkruan Zhurnal.

A mund të jetë ky skenar mes Seles – Ahmetit për ta shpëtuar figurën e Dautit?

Dorëheqja e Ilire Dautit ishte edhe e papartishme edhe e panevojshme pikërisht në momentin kur duhej të vazhdohej të jepte ndihmën e saj në bllokimin e Ligjit për branitellat që të mos kalojë pa u përfshirë edhe ushtarët e UÇK-së.

Kujtojmë që, Ligjin për brantiellat është propozuar nga LSDM-ja e këtë e ka ndihmuar jashtëzakonisht shumë Levica. Ndërkaq, roli i BDI-së si parti opozitare ka qenë i orientuar përmes Ilire Dautit.

Interpelanca për shkarkimin e Ilires u ngrit nga Levica ku asnjë parti shqiptare nuk e përkrhai këtë interpelancë, pra edhe pse VLEN kanë dallime partiake e politike sërish qëndruan besnik dhe nuk votuan. Madje, VLEN dhe Afrim Gashi i garantuan Ilires se do të mbetet kryetare e Komisionit. Por, çfarë ndodhi në fund, Ilire Dauti dha dorëheqje.

Natyrshëm vijon pyetja: pse dha dorëheqje Ilire Dauti?

Kemi të bëjmë me përgatitjen e ndonjë skenari mes partive opozitare që të shpëtojë figura e Ilires e të hapet rruga për kalimin e këtij ligji? Apo kemi të bëjmë me një borxh ndaj Levices që tani është dashur ta pranojnë atë që e ka kërkuar kjo parti.

Dyshimet mbesin në një skenar të mundshëm mes Seles – Ahmetit, që të tërhiqet Ilire Dauti e në vend të saj të vij kushdo tjetër dhe mos ta pengojë fare sjelljen e këtij ligji. E pastaj të sulmohet barbarisht VLEN si përfaqësues të shqiptarëve.

A mund të jetë kjo strategji e Frontit Evropian që vet ta lejojë kalimin e këtij ligji vetëm që të përfitojë pikë politike për ta goditur VLEN se kinse të paaftë në përfshirjen e ushtarëve të UÇK-së në këtë ligj. Megjithatë, këto mbesin në kuadër të hipotezave të ngritura, për vërtetimin e të cilave do të jetë fakti më i besueshëm, koha, pra me kalimin e kohës do të demaskohet ky plan nëse veç ka ekzistuar.

Si e komentuan nga VLEN dorëheqjen e Ilire Dautit?

Zëvendëskryeministri i parë, Izet Mexhiti për dorëheqjen e Ilire Dautit tha se është një dramë artificiale për të krijuar heronj brenda natës dhe shtoi se, ai funksion i takon Frontit Europian, që siç tha, në rastin më të keq, me të do të udhëhqe Ilir Hasani ose Musa Xhaferi.

“Mendoj se tash më dorëheqja është një dramë artificiale për tu krijuar heronj brenda natës. Edhe sikur të dorëhiqet, ia vend i takon Frontit Europian, nëse nuk do të jetë ilirja, në rastin më të keq do të jetë Iliri, Musa, cili do që ata e vlerësojnë. Kanë mjaftë hapësirë për ta vazhduar këtë idenë që mos të vjen në rend të ditës ligji për branitellat. Më tepër është një keqpërdorim i situatës”, tha zëvendëskryeministri Izet Mexhiti.

Por nëse kalon ligji për branitellat. Mexhiti tha se nuk çuditet edhe nëse kalon, pasi sipas tij, ka kaluar 3-4 herë të tjera, derisa ka qeverisur BDI-ja.

“Nuk na çudit ajo se në të kaluar ai ligj ka kaluar 3-4 herë pikërisht nga këto akterë politik mirëpo nuk dua ta besojë atë, më tepër është përfitime të ulëta politike për të krijuar kauzë të rrejshme”, tha Mexhiti.

Nga Kuvendi VLEN ka mbajtur edhe konferencë për shtyp për këtë ngjarje të krijuar me çka thonë se tani do të duhet vet të luftojnë në komision për të bllokuar ligjin për Branitellat.

“Dorëheqja është pranim i dobësisë dhe tregues i papërgjegjësisë. Sot kryetarja e komisionit për politikë sociale, demografi dhe të rinj, bashkë me Frontin Evropian, duke pranuar dorëheqjen, ata u penduan se ndihmuan bllokimin e ligjit për branitellat”, deklaroi Imërlije Saliu nga VLEN.

Megjithatë, është e paprecedent që të luhen lojëra të ulëta politike me fatin e njerëzve që kanë dhënë gjithçka, pra edhe jetën e tyre e kanë vendos në dispozicion të kauzës kombëtare dhe tani të luhet pin pong, për të etiketuar fajtorin të shkaktohet viktima është e pakuptimtë. /Zhurnal.mk

BURIMI: zhurnal.mk

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

kontrolle te jashtezakonshme pas vdekjes se 9 vjecarit ne kliniken e femijeve ne shkup 678a3294eeb95
Story i mëparshëm

Kontrolle të jashtëzakonshme pas vdekjes së 9-vjeçarit në Klinikën e Fëmijëve në Shkup

kerkoi te dilte nga burgu rrezohet kerkesa e ilir beqajt 678a37f97be04
Story i radhës

Kërkoi të dilte nga burgu, rrëzohet kërkesa e Ilir Beqajt

Të fundit nga

ShkoLartë