Interpelanca e dorëzuar nga deputetët e Levicës kundër Kryetares së Komisionit për Politikë Sociale, Demografi dhe Rini, sipas Levics është e suksesshme. Pas votimit të interpelancës dhe presionit publik të nxitur nga Levica, Ilire Dauti dha dorëheqje dhe nuk është më Kryetare e këtij komisioni.
“Njëkohësisht, Levica e përshëndet këtë veprim të deputetes Dauti, e cila tregoi përgjegjësi politike dhe shpresojmë që ky shembull më në fund të rrisë kulturën demokratike në shoqëri. Grupi parlamentar i Levicës ka qëndrime dhe pikëpamje diametralisht të kundërta në shumë çështje me Ilire Dautin, por pavarësisht kësaj, e përshëndet dhe e uron për këtë veprim, sepse në këtë mënyrë ajo më në fund tregoi integritet”, thuhet në reagimin e Levicës.
Interpelanca e miratuar nënkuptonte që ishin siguruar votat për shkarkimin formal të Dautit nga Plenumi, thinë nga Levica duke shtuar se megjithatë, Levica nuk inicioi procedurë formale për shkarkimin e saj përmes Komisionit për Zgjedhje dhe Emërime, duke lënë hapësirë prej disa ditësh që Dauti të tërhiqej vetë nga posti dhe të jepte dorëheqjen, gjë që ndodhi në fund.
“Kjo është interpelanca e parë e suksesshme në historinë e Kuvendit të Republikës së Maqedonisë së Veriut e këtij lloji. Tani, barra për bllokimin e Ligjit për Mbrojtësit bie sërish mbi Kryetarin e Kuvendit. Levica i bën thirrje Afrim Gashit që të veprojë në përputhje me rregulloren dhe kompetencat e tij, të thërrasë Komisionin për Politikë Sociale, ku më në fund Ligji për Mbrojtësit të zhbllokohet dhe të vendoset në rendin e ditës përpara deputetëve”, thuhet në reagimin e Levicës.
Burimi: alfax.mk