Leverkuseni me urim unik për ditëlindjen e Xhakës: Shpresojmë që nesër e fillon me tri pikë

1 minut lexim

Futbollisti i Bayer Leverkusenit, Granit Xhaka sot mbush 32 vjet.

Njëkohësisht futbollisti i Kombëtares së Zvicrës, ka pranuar urime të shumta në këtë ditë të veçantë.

Ishte dhe Leverkuseni që uroi përzemërsisht Xhakën.

“Urime ditëlindjen i dashuri Granit. Një vit të suksesshëm, ku shpresojmë që nesër e fillon me tri pikë”,  ka shkruar në X skuadra gjermane.

Burimi: botasot.info

Story i mëparshëm

Viktor Orban po bëhet gati për fjalimin në Maqedoni, vëmendjen e merr NOKIA

Story i radhës

BE: Ende herët për komente rreth shtetit të Urdhrit Bektashi

Të fundit nga