Letra e politikanes gjermane për Ramën, Meta: Më 25 prill regjimi i fuksave merr fund

Presidenti Ilir Meta ka publikuar letrën e politikanes gjermane Rezarta Reimann, nënkryetare e Grupit Socialdemokrat në Këshillin Bashkiak të Schuabach në Gjermani, që i ka shkruar Ramës, për përdorimin e të dhënave personale, piublikuar fillimisht në Ora News.

Politikania gjermane shprehet se e gjitha sjell një shije shumë të keqe dhe imazh të pariparueshëm për qeverisjen në Shqipëri.

Meta, duke komentuar letrën e politikanes gjermane dërguar Ramës, nënvizon se përdorimi i të dhënave personale të qytetarëve, është një lajm tronditës dhe se organet e drejtësisë duhet që të veprojnë me shpejtësi. Kreu i Shtetit shton se më 25 prill, regjimi i fuksave do të marrë fund.

Postimi i plotë i presidentit Ilir Meta:

Vjedhja nga sistemi digjital kombëtar dhe përdorimi politik i të dhënave personale, përmes metodave diktatoriale, është një lajm tronditës për çdo shqiptar por dhe për çdo europian.

Ndaj të njëjtin shqetësim të thellë dhe u bëj thirrje organeve të drejtësisë të veprojnë me shpejtësi duke nxjerrë para përgjegjësisë ligjore ideatorët dhe ekzekutorët e këtyre praktikave survejimi e përndjekjeje, që e kthejnë vendin vite pas dhe i nxijnë faqen Shqipërisë kudo në botë.

Pyetjet legjitime të ngritura nga përfaqësuesja e SPD duhej në fakt të kishin alarmuar Komisionerin për Mbrojtjen e të Dhënave Personale, Avokatin e Popullit dhe çdo institucion shtetëror, që e kanë detyrë kushtetuese dhe ligjore mbrojtjen e lirive dhe të drejtave të njeriut, demokracisë dhe shtetit ligjor.

Më 25 prill regjimi i fuksave do të marrë fund njëherë e përgjithmonë!

Ngjarja paraprake

Me vetë iniciativë, të rinjtë e fshatit Zaplluxhë instalojnë ndriçimin e rrugëve

Ngjarja e ardhëshme

Leicesteri eliminon Southamptonin: Finalja e FA Cup mes Chelseat dhe Dhelprave

të fundit nga

AlbanianEnglishMacedonian