Letër Kryeministrit Hotit, Parlamentit dhe Ministrisë të Mirëqenies

Të flasësh për fatin e pensionistëve në Kosovë pas vitit 1999/202o do të thotë të vajtosh për së vdekuri ata pensionistët, të cilët që nga muaji maj të vitit 1999 mbetën pa pensione kontribut dhënëse dhe nuk patën fatin që për së gjalli të gëzojnë pensionet e merituara nga puna dhe djersa e tyre as ata vetë, por as familjet dhe fëmijët e tyre, do të thotë edhe të qash hallet e pensionistëve, të cilët akoma jetojnë, me dinjitet të nëpërkëmbur, me përbuzje e injorim dhe shpresa të thyera.

Andaj ne – pensionistet anë e këndë Kosovës me diploma Universitare në gjepa që me shumë së tridhjetë vjet, si te moshuar, të vuajtur dhe të diskriminuar nga ju, Qeveria, Parlamenti, Ministria e Punës dhe Mirëqenies Sociale të Kosovës – duke fillua nga mandati i kryetari Mustafa ne shumica anëtare të LDK- së para pesë vjetëve e deri të ju për këtë nokdaun që na keni dhënë po ju drejtohem edhe një herë me këtë letër lidhur me shkeljen e ligjeve të Kosovës, ato ndërkombëtare dhe të akteve tjera normative, njerëzore që kanë të bëjnë me të drejtat e pensionisteve, e sidomos të atyre me diploma të Universitare në Kosovë.

Ju që dy dekada që po dërgoni kritika të ashpra në adrese te Serbisë edhe atë edhe nga Uashingtoni dhe vende të tjera në adresa të Serbisë për mos njohjen e diplomave universitare, a ne realitet ju jeni ata që po i mohoni dhe nuk po i pranoni diplomat e Universitare të pensionisteve në Kosovë të lëshuara nga viti 1999?! Ju Kryeministër Hoti dhe ju Krye parlamentare Vjosa Osmani, ministër edhe përkundër ankesave dhe kërkesave tona që pesë vjet që ua kemi drejtua keni qenë të obliguar që të shqyrtoni animimet e ne pensionisteve.

Andaj duke u bazuar në afatin ligjor të nenit 130 të paragrafit 2 të ligjit të procedurës administrative urgjentisht kërkojmë nga ju si qeveria, parlament dhe Ministri e Mirëqenies Sociale të anuloni pikën “2” të këtij vendimi dhe në të njëjtën kohë të shfuqizoni neni “4” dhe “5” të udhëzimit administrativ të cilat nuk kanë asnjë mbështetje ligjore shtetërore dhe kombëtare. Me këtë vendim ne si pensionist të Kosovës me diploma të fakultetit pa asnjë mbështetje ligjore, njerëzore na keni kategorizua në kategorinë e tretë apo të katërt të shfrytëzuesve të pensioneve me – përgatitje shkollore të mesme, e jo në kategorinë superiore universitare që e kemi – ku për çdo muaj po na goditeni me nga afro 45 euro ma pakë, apo për pesë vjet gjithsejtë: 27oo euro të cilat keni për obligim të na i kompensoni

Anuloni Udhëzimin Administrativ nr. 09/2015 dhe miratoni Ligjin për pranimin e stazhit-duke filluar nga viti 2o15 deri me 2o2o të na i kompensoni parat që na i keni ndal për çdo muaj …

Pra, anuloni Udhëzimin Administrativ nr. 09/2015 dhe miratoni Ligjin për pranimin e stazhit të viteve 90-ta për kategorizimin e shfrytëzuesve të pensioneve kontribut pagues. Nëse këto nuk i dini merrni e lexoni nenin 8 të Ligjit nr. 04/ L-131 ku janë paraparë kushtet dhe kriteret për njohjen e drejtës në pension, të moshës, të stazhin dhe dëshmive tjera për pagesën e kontributeve, në nenin “4” dhe “5” të Udhëzimit Administrativ nr. 09/2015 të përgatitjeve profesionale. Është rregull që çdo akt ligjor dhe nënligjor të përfillet në pajtim me ligjin. Pra, ky udhëzim është diskriminuese, jo human, jo ligjor, jo njerëzor, sepse me këtë pensionisteve me diploma të fakultetit në xhepa pa asnjë mbështetje ligjor në pesë gjashtë vitet e fundit ua keni mohohu kualifikimi shkollore superior dhe kontributin të cilin e kemi dhënë në ditët dhe momentet ma të vështira?!

Lexoni nenin 8 të Ligjit nr. 04/ L-131 lidhur me kriteret për të drejtat e pensionisteve …

duke pas parasysh të gjitha këto shkelje dhe mashtrime ligjore që i cekem më lartë, e shumë të tjera ne si pensioniste të goditur kërkojnë nga ju si Kryeministër, Krye parlamentare dhe Ministri. Me të goditurit në Kosovë gjatë njëzet e me shume vjetëve të pas luftës së fundit jemi të brengosur për pozitën tonë të vështirë dhe diskriminuese nga ju që në pushtet, gjë e cila po ndikoni në vështirësimin jetës dhe ekzistencë tonë fizike. Andaj, edhe një herë po kërkojnë nga ju të keni një respekt, një dinjitet, një dhimbje, një përkrahje me të madh ndaj ne pensionistëve që po jetojnë në kushte të vështira të pleqërisë po kërkojmë nga ju, për një respekt, për një ndihmën materiale, për mos shkeljen e të drejtave tona dhe atyre ligjore. Nëse edhe ju do te heshtni po ju beje me dije së ne si pension- do tu drejtohem mjeteve të informimit në Kosovë dhe të gjitha instancave gjyqësore shtetërore dhe atyre ndërkombëtare pasi të marrim përgjegjësen nga ju.

Hasan Hasanramaj: Rruga Bil KLintoni – Blloku- 5 Hyrja E -4/ 183 – tel . O44- 672-465- Prishtinë

Ju lutem na ktheni përgjegjësen ose na pranoni në zyrën e juaj në biseda sy me sy me ju i nderuari Ministër…

Ngjarja paraprake

KQZ-ja e re/ Zbardhen emrat e propozuar nga PS dhe PD

Ngjarja e ardhëshme

Shefi i NATO-s javën e ardhshme do të vizitojë Turqinë dhe Greqinë

të fundit nga