Letër e hapur Berat Buzhalës

Megjithatë, i nderuari Berat,

Në emisionin e juaj para tri nete “Presing”, e keni përmendur Rahovecin në kontekstin fyes duke thënë se për të mësuar gjuhën serbe, duhet shkuar në Rahovec, me çka keni ofenduar 20 mijë qytetar të vyeshëm të cilit me djersën e vet po ushqejnë familjen.
E sa i përket folmjes së Rahovecit, duhesh të konsultojshë literaturat dhe të mësosh se ky ka qenë proces mbi 200 vjeçar, i cili 80 përqind është zhdukur pas lufte, dhe sot qytetari dhe fëmijët e Rahovecit e flasin gjuhën shqipe shumë më mirë se në Mitrovicën tënde, ose nga je, Llap, Gollak ose Karadak.
Nuk të sugjeroj të respektosh Rahovecin, por nuk ke aspak të drejtë njerëzore të ofendosh pa argumente dhe vetëm në bazë të thashellemeve. Je formuar si gazetar në gazetën “ Zëri”, ku nga viti 2000 ke mësuar edhe ecjen si duhet, në atë korridorin e ngushtë të redaksisë.
Ke ofenduar rëndë banorët e Rahovecit, kryeqendër të Anadrinisë pjellore me 61 vendbanim, duke ndihmuar në kohë të luftës të gjitha Zonat Operative të UÇK-së, por edhe vazhdimisht është ambar i Kosovës.
E ke ofenduar Rahovecin bujar, fisnik, martir dhe heroik e stoik, qytetarët e të cilit kanë treguar patriotizmin si para lufte, në luftë, ashtu edhe pas lufte.
Njerëzore është me gabue, por edhe më njerëzore është që publikisht të kërkosh falje gjithë Rahovecit.
P.S
Edhe unë krenohem që jam rahovecas, dhe kur është gjuha shqipe në pyetje, trego ndonjë gabim i imi këtu, qoft gramatikor, gjuhësor apo drejtshkrimor.
Dhe mos u merr më me Rahovecin duke fyer.
Sidoqoft, respekt nga Shaip Shala.

Ngjarja paraprake

Basha zotohet në Elbasan: Sa të bëhem kryeministër, do shkëpus lidhjet e krimit me politikën

Ngjarja e ardhëshme

Turqi, arrestohen 13 të dyshuar për lidhje me FETO-n

të fundit nga