Lëshohet urdhërarrest kundër Trumpit për vrasje

Një urdhër-arrest është lëshuar sot ndaj Donald Trump lidhur me vrasjen e një gjenerali iranian dhe një lideri të milicisë irakiane vitin e kaluar, thanë autoritetet gjyqësore irakiane, transmeton Gazeta Sinjali.

Urdhër-arresti u lëshua nga një gjykatës në Bagdad, ku po hetohet sulmi me dron i Shteteve të Bashkuara, që la të vrarë gjeneralin Qassim Soleimani dhe Abu Mahdi al-Muhandis, tha gjykata irakiane.

Ata u vranë në sulmin që u krye janarin e vitit të kaluar në aeroportin e Bagdadit.

Al-Muhandis ishte zëvendëskryetar i një milicie irakiane, e cila mbështetej nga grupe iraniane. Ndërkaq, Soleimani ishte komandant i forcave Quds të Gardës Revolucionare të Iranit.

Akuza për vrasje në Irak ka dënim me vdekje. Por, ky urdhër-arrest ndaj Trumpit është më shumë simbolik, teksa presidenti është në ditët e fundit të presidencës së tij.

Vendimi për ta lëshuar këtë urdhër u tha se u bë “pasi gjykatësi kishte marrë deklaratat nga familja e Abu Mahdi al-Muhadis” të cilët janë në cilësinë e paditësve. Hetimi për këto vrasje është duke vazhduar, njoftoi Këshilli gjyqësor Suprem.

Sulmi me dron i SHBA-së shkaktoi një krizë diplomatike mes Irakut dhe SHBA-së dhe ligjvënësit kishin kaluar një rezolutë në Parlamentin irakian që i bënte thirrje qeverisë që të dëbojë nga shteti trupat e huaja.

/Gazeta Sinjali/

Ngjarja paraprake

Pogba: Janë emocione të papërshkrueshme kur ti fiton

Ngjarja e ardhëshme

KEDS: Në ora 14:00 rikthehet furnizimi me energji elektrike në Pejë

të fundit nga

AlbanianEnglishMacedonian