“Lëri dokrrat me konspiracione”- Rama kërkesë Bashës: Dil sqaro akuzat e dëshmitarëve

Kryeministri Edi Rama shkruan sërish në rrjetet sociale kundër kreut të opozitës, Lulzim Basha në lidhje me atë që socialistët i konsiderojnë akuza në lidhje me masakrën e Krushës.

Kryeministri i kërkon kreut të opozitës të japë sqarime publikut për akuzat siç thotë ai të dëshmitarëve.

“Lulëzim e bërë atë parti si leckë për këpucët e tua! Dil fol vetë për akuzat që nuk t’i bëj unë, po dëshmitarë të masakrave e të betejave për liri në Kosovë, që as i njoh as i kam takuar kurrë! Sharjet e akuzat ndaj meje nuk janë as argumente, as shpjegime, po thjesht bishtnime!

Në këtë mes unë kam vetëm rolin që më takon: Të të kërkoj t’i sqarosh publikut kush je ti në këtë mes dhe pse të kërkojnë ty dëshmitarët e nuk kërkojnë fjala vjen Stamo Dumon? Dhe lëri dokrrat me konspiracione parazgjedhore, se një kundërshtar si ti është një lule që s’këputet!”- shkruan Rama në Twitter.

Ngjarja paraprake

Foto tronditëse/ 13-vjeçarja detyrohet të martohet me 48-vjeçarin

Ngjarja e ardhëshme

Siri, terroristët e YPG/PKK-së vazhdojnë t'i lirojnë terroristë

të fundit nga

AlbanianEnglishMacedonian