Lenovo përditëson laptopët IdeaPad Pro dhe Slim me procesorët e fundit Intel dhe AMD

Edhe pse jemi vetëm pak ditë nga CES ku presim të shohim çipe të reja nga Intel dhe AMD ndjekur nga një mori laptopësh Windows 11 që përdorin këto procesorë të rinj, Lenovo ka vendosur të veprojë përpara.

Për fat të keq duke qenë se çipet e reja nga Intel, AMD dhe Nvidia nuk janë prezantuar ende, detajet rreth tyre në laptopët e Lenovo mungojnë.

Prej kompjuterëve prezantuar nga Lenovo, dy spikatën: IdeaPad Pro 5 dhe 5i. Ato vinë në variante 14 dhe 16-inç me procesorë Intel të gjeneratës së ardhshme Core i5 dhe i7. Lenovo i referohet çipeve të paprezantuar si procesorë të gjeneratës së ardhshme.

Modeli 14-inç mund të pajisjet me ekran 2.2k ose 2.8k 120Hz ndërsa 16-inç vjen me një model 2.5K 120Hz. Lenovo premton performancë të shtuar falë menaxhimit më të mirë të nxehtësisë.

TouchPad-i është zmadhuar me 25 përqind, një kamër të re FHD IR dhe një sensor Time of Flight.

Sa i përket IdeaPad Slim, përdoruesit und të zgjedhin Slim 5i me ekran 16-inç dhe procesor Intel. Nga ana tjetër përdorusit mund të blejnë variantin Slim 5 me procesorët AMD Ryzen 3 7330U, Ryzen 5 7350U ose Ryzen 7 7730U. Për këtë model përdoruesit ngelen me ekranin 60Hz.

Slim 5 dhe 5i kanë një buton fizik për mbylljen e kamerës.

Lenovo thotë se këto laptopë nuk do të shiten deri në Maj të 2023 me IdeaPad Pro 5 që fillon nga 1500 dollarë për ekranin 16-inç.

Ndërkaq Slim 5 do të fillojë me 650 dollarë për edicionin AMD dhe 750 dollarë me edicionin Intel. /PCWorld Albanian

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Messi rikthehet në shtëpi me helikopter, tifozët i bllokojnë hyrjen

Story i radhës

Britani, rajoni West Midlands regjistron 37 vdekje këtë vit për shkak të vonesës së ambulancës

Të fundit nga