“Lënë pas hasmërinë”, Boris Johnson e uron Joe Bidenin

Joe Biden po vazhdon të merr urime për suksesin e arritur në zgjedhjet presidenciale amerikane.

Kryeministri i Mbretërisë së Bashkuar, Boris Johnson dhe presidenti i zgjedhur i SHBA-së, Joe Biden kanë pasur një bisedë telefonike gjatë ditës së sotme.

Këtë e ka bërë të ditur vet kryeministri britanik përmes rrjeteve sociale teksa ka pohuar se pret që të forcohet bashkëpunimi mes dy vendeve.

“Unë pres që të forcojmë partneritetin midis vendeve tona dhe të punojmë me të në përparësitë tona të përbashkëta – nga trajtimi i ndryshimit të klimës, te promovimi i demokracisë”, ka shkruar ndër të tjerash 56-vjeçari në llogarinë personale në Twitter.

Kujtojmë se britaniku ishte aleat i madh i presidentit aktual, Donald Trump, i cili ishte frymëzues për daljen e Britanisë së Madhe nga Bashkimi Evropian.

Të dy burrat nuk janë takuar kurrë. Dhjetorin e kaluar, Biden e përshkroi kryeministrin si një “klon fizik dhe emocional” të Donald Trumpit.

Ndryshe, Bidenin deri më tani e kanë uruar një numër i madh i liderëve botëror duke përfshirë edhe kancelaren gjermane, Angela Merkel si dhe politikanët shqiptarë.

Ngjarja paraprake

Turqia neutralizoi 26 terroristë në veri të Sirisë

Ngjarja e ardhëshme

Plasaritet asfalti në rrugën Vërmicë-Prizren – rrezik për qytetarët

të fundit nga

AlbanianEnglishMacedonian