lendoi krahun pas nje aksidenti berisha njofton se neser do ti nenshtrohet nje operacioni 66e826ab0a029

Lëndoi krahun pas një aksidenti, Berisha njofton se nesër do t’i nënshtrohet një operacioni

September 16, 2024
1 minut lexim

Mbrëmjen e kaluar deputeti i AAK-së, Bekë Berisha u aksidentua duke pësuar kështu edhe lëndime.

Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi i AAK-së, Kushtrim Xhemajli.

Ndërkaq, në lidhje me këtë aksident ka reaguar edhe vetë deputeti, dukë bërë të ditur për gjendjen e tij, dhe po ashtu tregoi se do t’i nënshtrohet një operacioni nesër.

Postimi i plotë:

Të dashur familjarë dhe miq,

Mbrëmë u përfshiva në një aksident trafiku, por fatmirësisht, së bashku me Pellazgun, kemi pësuar vetëm lëndime të vogla. Aktualisht jemi duke vazhduar trajtimin në QKUK, në Klinikën Ortopedike, ku jemi në duar të sigurta nën kujdesin e mjekëve tanë të shkëlqyer, të cilëve u jemi shumë mirënjohës.

Në mëngjes do t’i nënshtrohem një operacioni, dhe jam i bindur se gjithçka do të shkojë mirë.

Ju falënderoj nga zemra për kujdesin dhe shpresoj që t’ua kthej gjithmonë për të mirë.

Me respekt,

Beke Berisha

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

lumturia lidhet edhe me motin 66e8248de8ee6
Story i mëparshëm

Lumturia lidhet edhe me motin

mickoski kampusi unt do te behet opozita deshiron te krijoje huti se une jam kunder universitetit shqip 66e826af549a7
Story i radhës

Mickoski: Kampusi UNT do të bëhet, opozita dëshiron të krijojë huti se unë jam kundër universitetit shqip

Të fundit nga

ShkoLartë