Lëndohet xhudisti shqiptare, intervenojnë mjekët

Përfaqësues i Shqipërisë në xhudo në Lojërat Olimpike Tokio 2020 Indrit Çullhaj, pasi u eliminua me ippon në xhiron e parë, pësoi një lëndim si pasojë e së cilit duhej të ndërynte ekipi mjekësor në tatami.

Çullhaj në momentin e rrëzimit, kah fundi i kohës së rregullt të luftës, si duket pësoi edhe goditje në trup, nga e cila nuk u këndell për një kohë.

Nga kontaktet me përfaqësues të Komitetit Olimpik Kombëtar Shqiptar,  fjala është për një lëndim të brinjëve.

Por, lëndimi nuk është serioz.

WWW.GAZETA.MK

Ngjarja paraprake

Pse njerëzit kanë cakërruar gota me shekuj?

Ngjarja e ardhëshme

Përmbyten Filipinet, banorët detyrohet të evakuohen

të fundit nga

AlbanianEnglishMacedonian