Lëndohet Lukaku, mësohet sa do të mungojë

Mësohet sa do të mungojë Romelu Lukaku.

Romelu Lukaku do të mungojë në ndeshjen e ardhshme të Interit në Serie A, të mërkurën kundër Sampdorias.

Sulmuesi belg e pësoi një dëmtim në fitoren e Interit 6:2 kundër Crotones të dielën në Serie A.
Në paraqitjen e tij të 50-të për Interin, 27-vjeçari shënoi gol dhe asistoi por pësoi dëmtim muskulor në fund të takimit në San Siro.

Sipas mediave italiane, stafit mjekësor të Interit do t’i duhet kohë për ta vlerësuar shkallën e dëmtimit të Lukakut.

Trajneri Antonio Conte nuk dëshiron ta rrezikojë sulmuesin kryesor, prandaj ai pritet të mungojë dhe të jetë i gatshëm për Romën në fundjavë.

Ngjarja paraprake

Tejkalimi i dallimeve me Bullgarinë, Zaev: Do të kemi koordinim për hapat në vijim

Ngjarja e ardhëshme

Libianët ende e kujtojnë rolin e EBA-s në masakrën në akademinë ushtarake

të fundit nga

AlbanianEnglishMacedonian