Lëkundet pankina e Partizanit

Lëkundet pankina e Partizanit!

Eliminimi i papritur ndaj Saburtalos, duke ditur se Partizani kishte fituar 1-0 në Gjeorgji, pritet të lërë pasoja te “demat”, pa dyshim që pas ndeshjes në kampin e kuq u vunë shumë pikëpyetje mbi të ardhmen e trajnerit.

Pankina e Partizanit është lëkundur ndjeshëm mbrëmë dhe me shumë mundësi Dritan Mehmeti është i larguar si trajner i parë.

Madje, zërat se Partizani po kërkonte trajner të ri ishin amplifikuar që para Ligës së Konferencës, ndaj eliminimi e përshpejton ndryshimin në stol.

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Amnistia fiskale, PD: Ambasadorët braktisën takimin me Edi Ramën!

Story i radhës

Markovska: Në BE hyjmë si maqedonas me gjuhën maqedonase

Të fundit nga