Leku letër! Këto 4 shenja horoskopi do të bëhen të pasura këtë vit!

Astrologia Meri Shehu bën shpesh parashikime rreth fatit të shenjave gjatë muajit apo edhe parashikime të shenjave vjetor mujor etj.

Këtë herë e ftuar në emisionin e “Rudina” ajo ka folur rreth parave dhe shenjave astrologjike që kanë mundësi të bëjnë më shumë para këtë vit!

Meri Shehu:

I pasuri më i madh që është deklaruar tashmë është në shenjën e Binjakëve, Elon Mask. Kjo do të thotë që do favorizohen Binjakët. Duke qenë se Jupiteri është në shenjën e Ujorit dhe favorizon shumë shenjat e ajrit është brenda kuadrit të një energjie shumë të mirë që Binjakët të bëjnë një histori të madhe përsa i përket jetës së tyre personale, por ne po flasim për ekonominë. Kështu që kemi një Binjak të favorizuar për momentin.

Një nga shenjat e tjera është Ujori, shumë i favorizuar sepse planeti i fatit është në shenjën e tyre. Do të japë premisa që ata të zhvillojnë një ekonomi shumë të mirë, pra do hapë dyer të reja.

Një shenjë tjetër që do ketë shumë, shumë fat janë Peshoret. Këtë vit do kenë fat në loto të rëndësishme, tek biletat e fatit. Janë me fat në këto lloj drejtimesh, janë me fat edhe me punët që lidhen me artin apo në veprimtari që mund të dalin në pah. Për shembull në punët me fëmijët, për shembull të hapin një shkollë, apo kopsht apo në çështjet me mediat. Peshoret që kanë këto lloj veprimtarish mund të arrijnë një lloj suksesi të madh ekonomik. Pra për përmbledhje janë Binjakët, Ujorët dhe Peshoret që do kenë shumë përparësi në çështjet ekonomike.

Pa përjashtuar edhe Shigjetarët që u bllokuan komplet vjet, fusha e fluturimit, e udhëtimit apo e psikologjisë u bllokua dhe këtë vit do kenë një hapje në çështjet ekonomike ose një ndryshim të spektrit  të shikimit të mundësive të tyre në këto aspekte.

Ngjarja paraprake

Pyetëm kolonët hebrenj: Përse keni zgjedhur të jetoni në territoret palestineze nën pushtim

Ngjarja e ardhëshme

Një grua në Spanjë vdes nga hemorragjia në tru pasi mori vaksinën e AstraZenecas

të fundit nga

AlbanianEnglishMacedonian