Leipzigu ngec ndaj Hoffenheimit

Java e 29-të e Bundesligës nis me një rezultat deri diku të papritur.

Në sfidën hapëse të këtij raundi, Leipzigu mori vetëm një pikë në sfidën e shtëpisë ndaj Hoffenheimit, duke i dhënë në njëfarë mënyrë asist Bayernit kryesues, që nëse fiton në fushën e Wolsfsburgut e çon në 7 pikë diferencën me ndjekësit më të afërt.

Në “Red Bull Arena” vendësit dominuan në lojë, sidomos në pjesën e dytë, por në rastet e krijuara u mungoi qartësia në finalizim. Adams, Sabizter dhe Sorloth vunë në vështirësi ekipin mik, megjithatë rrjetat mbetën të paprekura.

Në minutën e gjashtë shtesë Youssuf Poulsen arrin ta shtyjë topin me kokë përtej vijës fatale, por sistemi VAR e anuloi golin për prekje të topit me dorë.

Një pikë me vlerë e fituar nga Hoffenheimi, që shkon në kuotën e 32 pikëve, ndërsa për Leipzigun ky barazim përjetohet më shumë si humbje.

Ngjarja paraprake

Vitet janë veç numra për Mihrije Brahën, mahnit në imazhet e reja

Ngjarja e ardhëshme

Zbulohet premio marramendëse për Kombëtaren në rast kualifikimi në Botërorin “Katar 2022”

të fundit nga

AlbanianEnglishMacedonian