Leicesterit i mjaftoi pjesa e parë

Leicester City e “harroi” humbjen me Arsenalin javën e kaluar me suksesin 2-1 ndaj Brendtfordit në “King Poëer Stadium”, falë dy golave të shënuar në fraksionin hapës.

“Dheplrat” dominuan gjatë 45 minutave të para, duke e zhbllokuar rezultatin në minutën e 20-të me Castagne dhe 13 minuta më vonë Maddison shënoi të dytin për vendësit, që më pas e ulën ritmin në mbrojtje të rezultatit.

Gjithsesi, përballja u rihap në minutën e 85-të me golin e Wissa, por koha e mbetur nuk ishte e mjaftueshme për miqtë për të gjetur një tjetër gol, që do të shmangte humbjen.

Leicesteri me këtë sukses ngjitet në vendin e 10-të në kuotën e 36 pikëve, ndërsa Brendtfordi mbetet me 30 pikë, në vendin e 15-të.

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Enca e “tepron” në Dubai, format gati t’i shpërthejnë

Story i radhës

​Këto shenja të horoskopit nuk përputhen mes vete

Të fundit nga