Lehtësohen masat në Britani, qytetarët fillojnë aktivitetet, asnjë vdekje prej 6 muajsh

Asnjë ndarje nga jeta nuk është raportuar në Londër për shkak të Covid-19 për herë të parë në gjashtë muaj, tregojnë shifrat zyrtare.

Autoritetet e Shëndetit Publik të Anglisë thonë se “Ky është një moment historik dhe fantastik, por jemi shumë larg nga kthimi në normalitet”. Londra përbën 12% të të gjitha vdekjeve nga koronavirusët në Mbretërinë e Bashkuar dhe ishte epiqendra e valës së parë të pandemisë vitin e kaluar.

Ndërkohë, saj masave të marra dhe vaksinimit masiv, këtë fillim javë Anglia ka filluar që t’i lehtësojë kufizimet e ndërmarra për shkak të pandemisë që hynë në fuqi në fillim të vitit.

Autoritetet njoftojnë se do të lejohen takimet me miqtë dhe aktivitetet në mjedis të hapur. Grupe deri në gjashtë qytetarë, ose dy familje së bashku, mund të shoqërohen nëpër parqe dhe kopshte publike, ndërsa objektet sportive në natyrë janë rihapur.

Pas muajsh qëndrimi në shtëpi, qytetarët po shijojnë edhe sportet e organizuara me ekipe, të tilla si klubet e futbollit për fëmijë, noti dhe tenisi.

Edhe vendet e tjera të Mbretërisë së Bashkuar – Skocia, Uellsi dhe Irlanda e Veriut – po ndërmarrin hapa të ngjashëm. Në Uells, mijëra njerëz shkuan në plazhe dhe vene malore pasi autoritetet hoqën kufizimet e udhëtimit që ishin në fuqi që nga dhjetori.

Britania e Madhe ka regjistruar më shumë se 126,000 vdekje nga  COVID-19, numri më i lartë në Europë. Kryeministri Johnson tha se shpreson që lehtësimi i masave do të ndikojë që të kemi një verë plot aktivitete, ndërsa shumë yje të sportit u bashkuan me qeverinë për të inkurajuar kthimin e qytetarëve te aktiviteti fizik.

Ngjarja paraprake

Në Shkup mbahet takim komemorativ për aktorin Luran Ahmeti

Ngjarja e ardhëshme

“Ishte shumë i veçantë”- Rama flet për vdekjen e Bashkim Finos

të fundit nga

AlbanianEnglishMacedonian