Legjenda e Manchester United sulmon keq klubin për transferimin e Cavani: Morët një pensionist, nuk e kuptoj!

Paul Scholes komenton transferimin e Edinson Cavani te Manchester United. Ish-mesfushori i djajve të kuq, në një intervistë për “Stadium Astro”, u shpreh për këtë temë: “Padyshim që në të kaluarën ai ishte një sulmues i shkëlqyer. Nuk ka dyshime. Por ai është 33 vjeç dhe dukej në prag të pensionit…

Nuk luajti shumë te PSG sezonin e kaluar. Pesë ose gjashtë vjet më parë, po, do të kishte qenë një nënshkrim i shkëlqyeshëm dhe ndoshta mund të na kishte çuar në nivelin tjetër, por tani nuk mendoj kështu”, tha Scholes duke vazhduar.

“Me sulmuesit që kemi Cavani duhet të kishte ardhur në huazim, por ai nënshkroi për dy vjet. Më duket shumë e çuditshme”.

Ngjarja paraprake

SHBA do të vendosë mbi 2.500 ushtarë në Bullgari

Ngjarja e ardhëshme

SHUC: Marrëdhëniet midis Maqedonisë së Veriut dhe Bullgarisë janë “shumë komplekse”

të fundit nga

AlbanianEnglishMacedonian