Legjenda e Arsenalit del kundër huazimit të Odegaard në Arsenal

Ish sulmuesi dhe legjenda e Gunners ka thënë se norvegjezi ka potencial, por ai nuk ka ndonjë përvojë në futbollin anglez

Martin Odegaard është një “sulmues shumë i talentuar” thotë Kevin Campbell, por ish sulmuesi dhe legjenda e Arsenalit beson që mesfushori i Real Madridit do të jetë një “rrezik” për Gunners nëse merret huazim.

Një marrëveshje me kohë të shkurtër është në tavolinë për plejmejkerin norvegjez që u lidh me një kalim tash se voni në Emirates Stadium. Mikel Arteta, pasi i dha lamtumirën fituesit të Botërorit Mesut Ozil, kërkon që në mesfushë të këtë më shumë kreativitet.

“Ne kemi përvojë të mjaftueshëm për momentin, por ne kemi nevojë të sjellim në skuadër një grup moshe që është i përshtatshëm për ne. Odegaard ishte në huazim sezonin e kaluar në Real Sociedad dshe ja doli mirë, u kthye në klubin e tij Real Madrid dhe ka kohë që nuk ka luajtur aty”, tha ish sulmuesi i Topxhinjëve.

“Mendoni se aty ishte Luka Modric dhe Toni Kroos, ata do të hasnin në konkurrencë nga ai por Modric ka pasur një sezon të jashtëzakonshëm kurse Kroos vazhdon të jetë një lojtar klasi. Kështu që ai nuk kishte minuta të luajtura”.

“Ai nuk është një çun që ka dëshirë të rri ulur, ai dëshiron të luajë, ai është një lojtar shumë i talentuar”.

“Është rrezik për Arsenalin sepse ne nuk e dimë si do të luajë ai në Premier Ligë pavarësisht se ka talesnt”. 

Ngjarja paraprake

Twitter pezulloi një llogari të rreme të Liderit Suprem të Iranit

Ngjarja e ardhëshme

Ekipi i sigurisë kombëtare të Presidentit Biden drejt plotësimit

të fundit nga