Legjenda braziliane, Zico: Maradona golin e parë me “Dorën e Zotit” e shënoi në Itali

Legjenda e Brazilit, Zico, ka zbuluar se Diego Armando Maradona e kishte shënuar golin e parë me “Dorën e Zotit” në Serie A, në një ndeshje kundër Udineses në vitin 1984.

Legjenda argjentinase e shënoi njërin prej golave më të famshëm dhe më të admiruar në çerekfinale të Kupës së Botës 1986 kundër Anglisë.

Zico, ish-ylli i Udineses, i cili kishte luajtur kundër Maradonës në vitet e 80-ta, ka thënë për La Gazzetta dello Sport se Maradona e kishte shënuar një gol të tillë dy vjet para Botërorit të 86-s, kundër Udines.

“Ishte viti 1984, sapo kisha ardhur në Udine. Unë nuk luaja në Napoli dhe ai i shënoi dy gola”, tregoi Zico.

“Ne po fitonim 2:1 por Diego shënoi dhe e barazoi rezultatin. Ndeshja gati kishte përfunduar kur ata e qëlluan shtyllën dhe Diego shënoi me dorë kundër portierit tonë”, zbuloi ai.

“Gjyqtari dhe ndihmësi i tij nuk e vërejtën. Unë u tërbova dhe iu vërsula gjyqtarit dhe i thashë: ‘Urime, vetëm vazhdo kështu, po bën shumë mirë’. Për këto fjalë më përjashtoi me të kuq dhe më vonë më pezulluan me katër ndeshje”, vazhdoi ai.

“Shpesh bëja shaka me të për atë gol, i thosha gjithmonë: ‘Dorën e Zotit e ushtrove me ne’. Ai më thoshte: ‘Ti je pjesa e mirë e futbollit, unë jam e keqja’. Maradona është në mesin e pesë lojtarëve më të mirë që i kam parë”, shtoi ai.

Ngjarja paraprake

Regjistrohen 729 shkelje për mosmbajtje të maskës

Ngjarja e ardhëshme

​Mbi 2600 persona janë pajisur me leje-qëndrim gjatë vitit

të fundit nga

AlbanianEnglishMacedonian