le tubimet ziadin sela ka nisur takimet ne oda e fillon me haracinen 65f246fb5a166

Lë tubimet, Ziadin Sela ka nisur takimet në oda – e fillon me Haraçinën

March 14, 2024
1 minut lexim

Lideri i Aleancës për Shqiptarët, Ziadin Sela ka lënë tubimet dhe ka filluar takimet nëpër oda. Këtë formë e afrimit me qytetarët, Sela e ka nisur nga Haraçina, përcjell TV21.

“Odat, në historinë tonë kombëtare kanë qenë institucion me peshë, ku janë kuvenduar tema të rëndësishme për familjen dhe popullin, janë pleqnuar ngatërresa e kanë lindur bashkime e unitete. Ne jemi të njëjtit, kemi të njëjtat vlera e tradita, që edhe përskaj ndryshimeve e adaptimeve të kohës, kemi ndërgjegjen e krenarinë e mjaftueshme për tu hyrë në oda, për të dhënë llogari për sukseset e për të kuvenduar rreth sfidave.

Sonte në Haraçinën heroike, në odën e kryetarit të degës, Skender Isufit, me miq e bashkëfshatare diskutuam për tema që na tangojnë të gjithëve.

Do të hyjmë në çdo odë, në çdo lagje, në çdo fshat e çdo qytet, për të dëgjuar hallin e çdo shqiptari e për t’i ngritur ato në institucione, ashtu siç ngritëm e zgjidhëm shumë prej tyre.

Faleminderit për mikpritjen!”, ka shkruar Sela.

Odat, në historinë tonë kombëtare kanë qenë institucion me peshë, ku janë kuvenduar tema të rëndësishme për familjen dhe popullin, janë pleqnuar ngatërresa e kanë lindur bashkime e unitete. Ne jemi të njëjtit, kemi të njëjtat vlera e tradita, që edhe përskaj ndryshimeve e adaptimeve të kohës, kemi ndërgjegjen e krenarinë e mjaftueshme për tu hyrë në oda, për të dhënë llogari për sukseset e për të kuvenduar rreth sfidave.
Sonte në Haraçinën heroike, në odën e kryetarit të degës, Skender Isufit, me miq e bashkëfshatare diskutuam për tema që na tangojnë të gjithëve.
Do të hyjmë në çdo odë, në çdo lagje, në çdo fshat e çdo qytet, për të dëgjuar hallin e çdo shqiptari e për t’i ngritur ato në institucione, ashtu siç ngritëm e zgjidhëm shumë prej tyre.
Faleminderit për mikpritjen!

Burimi: tv21

MARKETING

RENT A CAR

abazi kurti do te beje kompromise te pa kalkuluara 65f246f689acd
Story i mëparshëm

Abazi: Kurti do të bëjë kompromise të pa kalkuluara

termet i fuqishem goditi malin e zi ndjehet edhe ne maqedonine e veriut 65f27f3c745ea
Story i radhës

Tërmet i fuqishëm goditi Malin e Zi, ndjehet edhe në Maqedoninë e Veriut

Të fundit nga

ShkoLartë