ldk takime me diasporen ne zvicer lumbardh salihu thellesisht mirenjohes per mbeshtetjen tuaj 67955a1be7fab

LDK takime me diasporën në Zvicër, Lumbardh Salihu: Thellësisht mirënjohës për mbështetjen tuaj

January 25, 2025
1 minut lexim

Në kuadër të aktiviteteve të saj për të përfshirë mërgatën në proceset vendimmarrëse në Kosovë, Lidhja Demokratike e Kosovës ka zhvilluar një takim miqësor në Gjenevë me bashkatdhetarët që jetojnë atje.

Në këtë takim, ku morën pjesë edhe kandidatët për deputet Lumbardh Salihu, Vlora Dumoshi dhe Krenar Xhaferi të cilët ndanë vizionin për një rrugëtim të ri për Kosovën, duke theksuar rëndësinë e rolit të diasporës në zhvillimin e vendit.

“Bashkë me Vlorën dhe Krenarin, në një takim miqësor e të përzemërt me nëndegën e LDK-së në Gjenevë, diskutuam për rolin dhe kontributin e mërgatës, si dhe për mundësinë e përfshirjes më të madhe në proceset vendimmarrëse në Kosovë. Thellësisht mirënjohës për mbështetjen tuaj!”, ka shkruar Salihu.

Ky takim u përmbyll me angazhimin për të vazhduar komunikimin e ngushtë me diasporën, duke pasur në fokus fuqizimin e rolit të saj për të ardhmen e Kosovës.

Burimi: botasot.info

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

rikthehet sherbimi i detyruar ushtarak deputeti i rames zbulon nismen e forte te ps 679550c2a88d8
Story i mëparshëm

Rikthehet shërbimi i detyruar ushtarak? Deputeti i Ramës zbulon nismën e fortë të PS

ardian ismajli me empolin barazuan me bolognan 67955dd7b8013
Story i radhës

Ardian Ismajli me Empolin barazuan me Bolognan

Të fundit nga

ShkoLartë