LDK gjithmonë është diçka kundër pagave

‘Popullin mos gabo me prek në femra
dhe në pare’-Makiaveli.

Për femra, se çka po heqim ne, flas një ditë tjetër, se sonte e kam gajlen e pareve.

M’i ulë pagat në kohën e pandemisë, nuk vjen në shprehje.

Kjo ide e një zingjini të ministrisë së Financave është m’i vjedh pagat e punëtorëve, e jo m’i ulë pagat.

LDK gjithmonë është diçka kundër pagave.

E mbaj mend një tjetër Haki të LDK-së, Haki Shatrin kur me një rast si kur tranohet njeriu, lujti, u nervozua aq shumë nga ideja e rritjes së pagave, sa që u betua në Zot e tha: ‘Sa t’jam unë gjallë, pagat s’kanë m’u rritë’.

Por, nuk shkoi larg dhe për së gjalli të tij, Hashim Thaçi i rriti pagat, dyfish.

Veç një herë një politikan ka guxuar t’i rrisë pagat dhe ai është Hashim Thaçi.

Avdullah Hoti është OK. por administratën e ka jashtë kontrolli.

Ta zëmë, manualin e pandemisë askush nuk është kah ia respekton.
Shëndeti i administratës po i rrezikohet nga karrieristët e tij në krye të asministratës, që marrin vendime në kundërshtim me manualin, por Kryeministri nuk e di.

E ke parë z.Kryeministër se si nuk mjafton ta kesh ministrin e brendshëm tëndin për ta ditur çfarë të ndodh para syve e nuk e sheh.

Po dua të them, nëse mund të na rrisni pagat-bujrum, se nëse na i vjedhni pagat, e shihni kur çartet fukaraja çka ndodh!

P.S. Shpresoj që nesër të votohet Ligji për Rimëkëmbje.

Insistimi i Kryeministrit është ‘interesant’, se jo veç që ‘lodhë’ opozitën me kërkesën e përsëritur aq shumë.
Sa më shumë përsëritet kërkesa e Kryeministrit për Rimëkēmbje, aq më shumë del në dritë se si opozita milionere e Kosovës thjesht bën politikë dhe tregti me gjendjen e rëndë dhe skamjen e qytetarëve.

Pra, Avdullah Hoti (nëse dështon me votimin e këtij Ligji) rrezikon të duket ‘i pazoti’, por njeri i mirë, kurse opozita po duket ‘djallëzore’ me çdo kusht.

Sido që të jetë, dështoi apo nuk dështoi me këtë Ligj, Avdullah Hoti ‘fiton’. Sepse, njeriu normal nuk e refuzon Ligjin që quhet ‘Rimëkëmbje ekonomike’.

Veprimi i Avdullah Hotit është mjaft kreativ. Kur i tekesh dikujt, ia ‘nxjerr’ ujin që thonë.
E keni parë sa mashkulli i keq e ka ‘zënë’
më të mirën vajzë, veç pse ju ka tek, derisa e ka lodh.
Kur e lodh njeriun, ia nxjerr të keqen.

Ngjarja paraprake

Ja çfarë pëlqejnë djemtë të veshë e dashura tyre në shtrat

Ngjarja e ardhëshme

Java nis me vranësira të dendura, reshje shiu dhe shkarkime rrufesh

të fundit nga

AlbanianEnglishMacedonian