Lavrov nuk shkon në Serbi për shkak virusit

Ministri i jashtëm i Rusisë, Sergej Lavrov ndodhet në vetizolim për shkak të kontaktit me personin që ishte i infektuar me virusin Corona, ka njoftuar zëdhënësja e ministrisë së jashtme ruse Maria Zaharova, shkruan “B92”, transmeton “Bota Sot”.

Mediet ruse kanë transmetuar bazuar në kumtesën e ministrisë së jashtme ruse se të gjitha takimet e planifikuara dhe vizitat në ditët e ardhshme do të shtyhen.

Siç dihet Lavrov për këtë javë kishte planifikuar vizitat në Greqi, Bosnje dhe Hercegovinë dhe Serbi, ku planifikonte të takonte figurat drejtuese të këtyre vendeve.

Ndërkohë që në Serbi duhej të arrinte nesër me 28 tetor, ku në plan ishte takimi dhe biseda me presidentin e Serbisë Vuçiq dhe kreun e lartë shtetëror.

Këtë lajm e ka kumtuar zëdhënësja e ministrisë ruse Zaharova përmes rrjetit social Facebook, ndërkohë në njoftim ka thënë se tash për tash ministri ndjehet mirë.

Ngjarja paraprake

Holanda po tregon forcën në Prishtinë, ja çfarë po bën 

Ngjarja e ardhëshme

Ministri Shaqiri, pjesëmarrës në Samitin e tretë digjital për vendet e Ballkanit Perëndimor

të fundit nga

AlbanianEnglishMacedonian