Lavrov flet për Kosovën: Pse shqiptarët duhet ta bëjnë këtë dhe një vend si Krimeja të mos e bëjë

Ministri i Jashtëm rus Sergey Lavrov foli për Kosovën në konferencën me gazetarët në përfundim të takimit me homologun ukrainas. Lavrov deklaroi se NATO krijoi bombardime për të shkatërruar Jugosllavinë dhe Perëndimi mbështeti Kosovën kur shpalli pavarësinë.

Kjo sipas tij nuk ndodhi me Krimenë. Lavrov shtoi se kjo nuk ka të bëjë me Ukrainën por agresionin kundër gjithçkaje që ka të bëjë me Rusinë.

“Kemi ndjekur mënyrën diplomatike deri në fund. Kemi dërguar propozimet tona përmes një drafti. Na është thënë se Ukraina është e jona dhe ne do të vendosim se çfarë do të jetë Ukraina. Pjesa më e madhe e atyre që kërkuam u refuzua.

Putin e ka thënë qartë pse kërkojmë operacion ushtarak. Ju do të kuptoni logjikën tonë të qartë. Ne duam një Ukrainë miqësore që nuk përbën kërcënime. Që nuk është një vend nazist. Që nuk do ndalojë gjuhën, kulturën ruse dhe kishën ortodokse ruse. Kjo reflektohet në apelet tona. Gjithmonë ka pasur një heshtje nga pala ukrainase.

Gjuha ruse u përball me pengesa ndërkohë që ajo duhet të respektohej në kushtetutë nga pala ukrainase. Perëndimi heshti dhe kjo tregoi se perëndimi punoi kundër interesave ruse. Nuk pati referendum në Kosovë.

NATO krijoi një situatë me bombardime për të shkatërruar Jugosllavinë. Kur Kosova shpalli pavarësinë Perëndimi e përshëndeti. Pse duhet ta bëjnë shqiptarët këtë dhe një popull si Krimeja të mos e bëjë. Një vend si Britania ka qenë gjithmonë për të ndaluar vendet e mëdha në Ballkan. Nuk ka të bëjë me Ukrainën por me agresion kundër gjithçkaje që ka të bëjë me Rusinë”, u shpreh Lavrov.

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

MI: Rrugët janë të qarkullueshme për komunikacion të automjeteve

Story i radhës

Dogjën automjetin e 57 vjeçarit në Divjakë, kapet i riu në kërkim bashkëpuntori i tij

Të fundit nga