Lautaro tregon a do të rinovojë me Interin

Sulmuesi i Interit, Lautaro Martinez u shpreh optimist rreth rinovimit të kontratës me zikaltërit.

Pas fitores 4-0 ndaj Beneventos, argjentinasi pranoi për “DAZN” se përse bërtiti pasi shënoi sot.

“Ishte një ndeshje e ashpër në pjesën e parë. Shënuam falë gabimit të kundërshtarëve. Më pas, arritëm të administronim mirë sfidën. Jemi të lumtur që kemi marrë 3 pikë. E bërtitura pas golit? Ka gola të lehtë që mund të shënoj, por mund të shënoj edhe atëherë kur nuk e pres. Jemi një grup i bashkuar që po punojmë ditë pas dite. Jam sulmues dhe duhet të shënoj. Ndonjëherë të tjerët bëjnë gabime dhe mua më duhet të përmirësohem. Lukaku është i rëndësishëm për ne. Jemi të gëzuar si po ecën skuadra.

Argjentinasi foli edhe rreth rinovimit të kontratës.

Rinovimi deri në 2024-ën? Po merremi për këtë gjë. Jam i gëzuar dhe klubi është sjellë shumë mirë me mua. Trajneri ka besim te mua. Përpiqem gjithmonë të bëj më të mirën në fushë. Çfarë ndodh jashtë fushe, janë gjëra që zgjidhen”, përfundoi sulmuesi i Interit, Lautaro Martinez.

Ngjarja paraprake

Puna, dashuria dhe financat/ Horoskopi javor, 01-07 Shkurt 2021

Ngjarja e ardhëshme

92 milionë evropianë jetojnë në varfëri

të fundit nga

Nuk grumbullohet

Ousmane Dembele nuk është grumbulluar në këtë ndeshje, pasi ka probleme me

AlbanianEnglishMacedonian