Lautaro: Isha pranë Barcelonës

Lautaro Martinez flet për atë që mund të kishte ndodhur dhe për atë që do të ndodhë në karrierën e tij. Argjentinasi konfirmon se vitin e kaluar ishte pranë Barcelonës.

“E vërtetë: rruga ishte ajo që do të më çonte në Barcelonë, vitin e kaluar ata po punonin në këtë drejtim, por nuk e di se sa afër “blaugranave” isha. Por kjo i përket së shkruarës, do të rinovoj me Interin. E shoh veten në Milano për shumë vite. Njoftimi zyrtar do të vijë në kohën e duhur, ndërkohë po mendoj vetëm të luaj”.

Lautaro më pas flet për objektivin e mbetur, titullin e Serisë A, që mungon te zikaltrit për më shumë se një dekadë.

“Pas eliminimit nga Champions League, grupi bëri një pakt me trajnerin. Në “Appiano” ne i thamë njëri-tjetrit se do të mbetej vetëm qëllim, sidomos pas eliminimit nga Kupa e Italisë: titulli i Serisë A. Vendi i parë na jep ndjesi pozitive, por nuk më pëlqen fjala favoritë. Nuk po flas për Milanin apo Juven, thjesht po mendoj për ne.”

Duke folur për Conten, Lautaro tregon një episod interesant me trajnerin puljez.

“Ai më ndryshoi mendjen. Një ditë u mbyllëm në zyrën e tij, biseduam pak dhe që nga ai moment bëra një hap, karriera ime ndryshoi”.

Në fund, një premtim nëse arrin të shpallet kampion i Italisë:

“Çfarë të bëj nëse fitojmë Scudetton? Një tatuazh për trofeun tim të parë: është një ide e mirë”.

Ngjarja paraprake

Jorida Tabaku takime me biznesin te “Myslym Shyri”: Programi i PD ju çliron nga barra e taksave dhe kontrollet e inspektoriateve

Ngjarja e ardhëshme

Tahir Ahmeti, Mehmet Dragusha, Arsim Plepolli, Xhevat Kurti, Hysni Gjinovci apo Besëlidhja që dikur i dridhte klubet e forta 

të fundit nga

AlbanianEnglishMacedonian